Celebrity

Pas një viti e fejuar në fshehtësi, më në fund këngëtarja konfirmon gjithçka

17 Tetor 2018

Pas një viti e fejuar në fshehtësi, më në fund

A ka njeri më të lavdishëm se Lady Gaga këtë vit? Përveçse shkëlqeu në “A Star Is Born” dhe nënshkroi një seri koncertesh në Las Vegas, këngëtarja/aktorja është fejuar!

Po, Lady Gaga mban prej një viti një unazë gjigande në gisht si simbol i fejesës sekrete me agjentin e saj, Christian Carino, por s’kishte konfirmuar asgjë deri më tani.

Pas një viti e fejuar në fshehtësi, më në fund

Teksa po mbante një fjalim në Women in Hollywood nga Elle në Beverly Hills këtë të hënë, Lady Gaga tha rëstësisht:

“Falenderoj gjithë njerëzit që dua. [Menaxheri im,] Bobby [Campbell], të dua. Gjithë tavolina pesë. I fejuari im, Christian. Gjithë njerëzit pranë meje që kujdesen për mua çdo ditë. dhe Ryan Murphy, faleminderit për rolin tim të parë protagonist [në American Horror Story: Hotel]. Ti e di që trofeu i Golden Globe të përket ty.”

Urime për Gaga-n!