Showbiz dhe TV

Njihuni me Ava Max, shqiptaren e radhës që do të pushtojë skenat botërore

26 Tetor 2018

Njihuni me Ava Max, shqiptaren e radhës që do të pushtojë

Listës së këngëtareve me origjinë shqiptare dhe famë botërore do t’i bashkohet një tjetër artiste. Është koha të njihemi me Ava Max, 24-vjeçaren me stil të veçantë që pritet të bëjë namin.

Njihuni me Ava Max, shqiptaren e radhës që do të pushtojë

Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, ka lindur në 16 shkurt të vitit 1994 në Wisconsin, shtet në SHBA. Prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, emigruan nga Saranda për në SHBA rreth fillimit të viteve '90.

Njihuni me Ava Max, shqiptaren e radhës që do të pushtojë

Amanda e nisi karrierën një vit më parë duke u shfaqur në këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth.

Në prill të 2018-s, ajo lançoi këngën e parë të saj, “My Way”, që arriti të pozicionohej e 38-a në Top100 e këngëve në Airplay në Rumani.

Përveç të tjerash, Ava Max ka edhe një bashkëpunim Gashin. “Slippin”, një projekt ende pa videoklip, u publikua në maj të këtij viti.

Ndër këngët më të suksesshme të 24-vjeçares përmendim “Sweet but Psycho”, e cila u bë hit duke i siguruar vendin e parë në këngët më të preferuara në Suedi.

Ky projekt, që i i dha akoma më shumë famë, e ndihmoi të ishte pjesë e albumit “7” të DJ-t të famshëm francez, David Guetta, me këngën “Let It Be Me”, ndër më të suksesshmet e kësaj periudhe.

Me një stil të ngjashëm me atë të Lady Gaga-s, ku këtu i referohemi look-ut të veçantë me flokë bjondë të prerë në mënyrë asimetrike dhe zërit paksa të ngjirur,

Njihuni me Ava Max, shqiptaren e radhës që do të pushtojë

Ava ka gjithë potencialin e mundshëm për t’u kthyer në yllin e radhës.

Njihuni me Ava Max, shqiptaren e radhës që do të pushtojë

Projekti i fundit ishte bashkëpunimi me Jason Derulo-n dhe Vice në këngën “Make Up”, të publikuar vetëm 3 ditë më parë.