Showbiz dhe TV

Ligji i Tërheqjes ekziston vërtet: Si e përdori Tayna për t’u bërë e famshme

15 Nëntor 2018

Ligji i Tërheqjes ekziston vërtet: Si e përdori Tayna për

21- vjeçarja Doruntina Shala, e njohur për publikun e gjerë si Tayna ka rrëfyer në një intervistë të fundit për emisionin “Nd’rrimi i Natës” çelësin e suksesit të saj.

Besojeni ose jo, Tayna thotë se përpos të tjerave (talentit, lirshmërisë në skenë) është aty ku është falë Ligjit të Tërheqjes.

“Unë mbaja një ditar dhe kam shkruar se si dua të jem, e kam vizualizuar veten të famshme dhe kështu siç jam tani.” ka deklaruar reperja.

Në fakt të shumtë janë njerëzit që besojnë verbërisht në fuqinë e këtij ligji universal. Filozofia e gjithë kësaj mendësie, e thënë shkurt konsiston në të paturit në dorë atë që ke në mendje. Ne bëhemi ata që mendojmë se do bëhemi!

Ligji i Tërheqjes ekziston vërtet: Si e përdori Tayna për

Sipas tij jemi ne ata që i dërgojmë sinjale universit dhe marrim në këmbim atë çka dëshirojmë me gjithë zemër. Duaje diçka, mendo rreth saj, shkruaje diku vazhdimisht dhe do ta kesh!

Ligji i Tërheqjes ekziston vërtet: Si e përdori Tayna për

Një tjetër teknikë interesante është dhe komunikimi me pasqyrën: shiheni veten mirë, përqëndrohuni dhe përsëriteni disa herë dëshirën. Thuhet se falë saj është mundësuar shërimi i shumë pacientëve të cilët kanë besuar se do të behen mirë, ia kanë pëshpëritur vetes për çdo ditë dhe në fund mrekullia ka ndodhur.

Koha për të ndryshuar jetën!