TV Mania

Shpërthen në të qeshura në mes të emisionit: Videoja e moderatores është fiksimi i ri i Instagram-it

20 Nëntor 2018

Shpërthen në të qeshura në mes të emisionit: Videoja e

Emisioni i mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus, në një prej puntatave  nuk ka patur në qendër të vëmendjes informacionin, por vetë moderatoren që e drejton, Pranvera Borakaj.

Shpërthen në të qeshura në mes të emisionit: Videoja e

Teksa po përpiqej të lidhej me një nga të ftuarat në Skype, krejt papritur e kap e qeshura...Dhe nuk e kemi fjalën për një të qeshur që mbaron në fraksion sekondi, por nga ato që nuk ka asnjë shans të mbahet përbrenda...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Unë çdo herë që jam ngritur para klasës për të thënë mësimin... ????nuk ndaloj dot. e kam parë 1452729188222 herë.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Kam përshtypjen se kemi një problem teknik! Janë gjëra që ndodhin në një transmetim live”- thotë ajo ndërkohë që vazhdon të qeshë.

Sado që u përpoq ta kthente zërin në gjendje normale, diçka ju kujtua sërish dhe shpërthen në të qeshura! Kaq gazmor u bë ai moment sa është e pamundur të mos e kuptosh moderatoren apo të mos qeshësh bashkë me të.

Shpërthen në të qeshura në mes të emisionit: Videoja e

Padyshim, nuk vonoi shumë që videoja të  pushtonte rrjetet sociale duke u kthyer në meme. Tani, pyetja që natyrshëm na lind, është cili ishte shkaku i këtij momenti epik? Kush e bëri kaq shumë për të qeshur moderatoren?