Showbiz dhe TV

Historia e njohjes së Adelinës me burrin paska qenë një film i vërtetë!

1 Dhjetor 2018

Historia e njohjes së Adelinës me burrin paska qenë një film

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Adelina Tahiri rrëfeu gjerë e gjatë historinë e saj të njohjes me bashkëshortin maqedonas, Serioza Markov. Shkak u bë një mik i afërt i dy partnerëve.

Tahiri la të kuptonte se miku ishte problematik dhe i kishte kërkuar ndihmë Seriozës, i cili ushtron profesionin e  avokatit t’i siguronte një leje për armëmbajtje.

Historia e njohjes së Adelinës me burrin paska qenë një film

Qëlloi që një ditë të bukur, Serioza pa Adelinën. Nderi u bë dhe miku kërkoi t’ia kthente mbrapsht avokatit.

“Më thuaj kë do të vras për ty.” rrëfeu Adelina duke qeshur.

Markov ishte i interesuar vetëm në diçka: të pinte një kafe shoqërore me Adelinën. Për një vit e gjysmë shoku e merrte këngëtaren vazhdimisht në celular që ajo të takonte avokatin, por asgjë nuk ndodhi.

Historia e njohjes së Adelinës me burrin paska qenë një film

Derisa një ditë, në 8 të mëngjesit, miku i punoi një rreng. I tha të shkonte më shpejtësi në një hotel në qendër të Shkupit pasi një skandal imadh do të shkruhej për të në media.

Adelina u çua dhe nxitoi drejt hotelit.

“As dhëmbët nuk lava.”

Meqë nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë, në fakt aspak mirë iu desh të kthehej mbrapsht në shtëpi, të bëhej gati dhe më pas të takonte tanimë burrin e saj.

“Më pëlqeu sepse ishte i çiltër dhe i informuar.” deklaroi këngëtarja.

Po kështu, Adelina theksoi se ndryshe nga ç’mund të mendohet nisur nga statusi social i Seriozës, paratë ishin gjëja e fundit që ajo pa tek ai.

Historia e njohjes së Adelinës me burrin paska qenë një film

Çka vlerësoi më shumë te i shoqi ishte fakti që ai i qëndroi në krah në një periudhë të vështirë të jetës së saj. Ju kujtojmë se në 2015- n qarkulloi kudo lajmi se shkak i një vrasjeje në Shkup qe vetë Tahiri. Mbrëmjen e sotme Adelina sqaroi se lidhja e vetme ishte që vëllai i saj një ditë më përpara kishte kaluar me makinën e artistes, targat ishin evidentuar dhe të gjitha makinat që kishin kaluar, drejtuesit e tyre, kishin shkuar në intervistë në polici. Thjesht kaq!

Kështu në një kohë kur të gjithë iu larguan, Serioza e ndihmoi dhe qëndroi pranë.