
Citim nga një poezi e Dinos Christianopoulos.
Është dita e tretë e protestës studentore. Çka nisi si një refuzim i tarifës për kredit për provimet e mbetura, u zhvillua në një lëvizje që përfshiu studentët e gjithë vendit në kërkimin e asaj që meritojnë: arsim të denjë. Ndër katër kërkesat e studentëve, vetëm një është plotësuar, anulimi i VKM për tarifën shtesë. Studentët protestojnë ende për përgjysmimin e tarifës së studimit, përmirësim të kushteve të konvikteve dhe pajisjen me Kartë Studenti, brenda këtij viti akademik.
Sado të qartë të kenë qenë studentët në kërkesat e tyre, asgjë s’flet më pastër e më me ndjenjë se pankartat që ata vetë realizuan për të shprehur pakënaqësinë, madje mllefin që ndjejnë ndaj sistemit. Më poshtë janë listuar disa nga pankartat që vetë protestuesit dërguan në faqen e Anabel në Instagram e të tjera publikuar më herët.
Redaksia jonë mbështet me gjithë zemër studentët në misionin e tyre. Studentët shqiptarë meritojnë shumë më shumë nga ç’u ofrohet nga shkollat në vend. Le të mos ndalen para asgjëje për të ardhmen e tyre dhe të kombit. Ne jemi me studentët.



Referencë nga kënga e Eminem, “Killshot”: “Duhet të të bëja me karrierë, që të ta shkatërroja”. Fotoja është gjithashtu rikrijim i cover art të këngës.

Referuar komenteve që fshihen në faqen në Facebook të Edi Ramës.

Një student IT thotë në mënyrën e tij se nëse kërkesat nuk plotësohen, atëherë protesto.

Referencë nga seriali “Breaking Bad”: Unë nuk jam në rrezik Lindita, unë jam rreziku.”



Referecë nga “Casa de Papel,” ku protagonistët vjedhin një bankë. Në foto, protagonistët janë Rama dhe Nikolla.

“Kërkoni takim me ne? Do mundeni të na shihni në sy?”

“S’kemi lekë as për pankarta.”

Meme: Sistemi i sheh studentët si një tufë me lekë


“I dashur Babagjysh, Dhurata që duam këtë vit për studentët dhe gjithë shqiptarët: Merr L. Nikollën dhe gjithë politikanët, futi në thesin tënd dhe dërgoji në të sëmës.”


“Sekreti i lirisë qëndron në edukimin e individit. Sekreti i tiranisë është që t’i mbajë ata injorantë.”

Referuar infermierëve dhe mjekëve shqiptarë që largohen drejt Gjermanisë.



“Shkurtoni kostot, jo ëndrrat.”


Referuar protestave të 28 viteve më parë, kur studentët rrëzuan sistemin komunist.

“Mos u dorëzoni kurrë! Ne jemi fuqia e vërtetë.”

“Me ken shkodran, tana i ban. Edhe tarifat i hedh n’kazan.”




“Një rini që nuk proteston, është një rini e vdekur.”


Referuar këngës së Robert Aliaj, "Ah ku më hodhi Zoti"

Courtesy of @piinkmani

Referuar një videoje pornografike, courtesy of @piinkmani

Trëndafilat janë të kuq/Vjollcat janë blu/Të drejtat ne i marrim vetë/Nëse s’na i jepni ju

Referencë nga seriali “Game of Thrones”: “Studentët po vijnë”


Shiko poshtë

Referuar deklaratës së Mirela Kumbaros, që përdori citatin e John Ëaters, “Nëse dikush s’ka libra në shtëpi, mos u q*ni me ta.” Në pankartë: “Thjesht sepse lexojmë shumë, s’do të thotë që qeveria mund të na q*jë.”

“Edukimi nuk është privilegj.”


“Po sikur kura e kancerit të ketë ngecur brenda mendjes së dikujt që s’përballon dot shkollimin?”