E kemi thënë: nëse një veshje na duket e shëmtuar, vetëm Bella Hadid mund të na e ndryshojë mendimin. Së fundmi, supermodelja u shfaq rrugëve të New York me një palë xhinse të grisura. Nuk mendoj se jam e vetmja që nuk ka blerë prej kohësh një palë xhinse të grisura, pasi teksa shumë trende të tjera i kanë mbijetuar kohës, këto xhinse duket se nuk po preferohen më dhe i përkasin të shkuarës.
Edhe këtë herë, Bella Hadid na vërtetoi të kundërtën. Ajo zgjodhi të kombinonte një palë xhinse të grisura me një bluzë me supe jashtë.
Kjo bluzë është padyshim stili më i popullarizuar i kohëve të fundit. Hadid zgjodhi një bluzë ngjyrë kafe, të cilën e kombinoi me një rrip lëkure dhe këpucë me taka në të njëjtën ngjyrë. Ishte një nga veshjet më elegante për përditshmëri, ndaj shumë prej nesh mund të frymëzohemi për të blerë këtë bluzë, e cila duket se bën të gjitha xhinset të rrinë bukur.
Disa ide:
Artikuj të sugjeruar: