Pak ditë më parë, Krusita dhe kompozitori i këngës së saj, Kledi Bahiti, u përfolën për një lidhje të mundshme, nisur nga fakti që shoqëroheshin shpesh bashkë, për të mos folur për deklaratën e dyshimtë të Bahitit. Por mesa duket thashethemet nuk janë të vërteta.
Në një intervistë për “Thumb”, Krusita u shpreh kështu:
“Janë thashetheme, nuk janë të vërteta. Ne kemi marrëdhënie miqësore përveç asaj të punës. Duke qenë se është kompozitor i këngës, do të vijë në prova, nuk vjen vetëm për mua, por për të gjitha këngët që ka bërë, kështu që rrini rehat”.
Ok, meqë e thotë Krusita.