Koment mbi komente

Vajzat shqiptare i kanë idetë e qarta: 10 karakteristika të burrit ideal

29 Dhjetor 2018

Vajzat shqiptare i kanë idetë e qarta: 10 karakteristika të
Në foto, Tom Hardy - i renditur i dyti pas Chris Hemsworth, si burri më seksi në botë sipas jush.
Lindur më: 15 shtator 1977 Single? Me keqardhje, ju themi jo. Është i martuar që prej vitit 2014 me Charlotte Riley dhe kanë një djalë së bashku, Louis Thomas Hardy.

Me ndjekësit e Revista Anabel në Instagram realizuam një sondazh për burrin ideal. Pa u zgjatur shumë, ja 10 karakteristikat që e bëjnë atë njeriun e ëndrrave.

Burri ideal...
1. Nuk poston çdo ditë në Instagram, përkundrazi nuk i intereson fare.
2. Ka në “biografi” 1– 2 lidhje afatgjata.
3. Është xhentil gjatë gjithë kohës, nuk zihet për një “ça ke që shef”...
4. ...Por edhe të njoftojë policinë kur e godasin, s’është ndonjë veprim wow. Kështu që ai bën mirë t’i kthehet atij tjetrit.
5. Të mban dorën në publik.
6. Vishet thjesht; një palë xhinse dhe një bluzë me mëngë të shkurtra.
7. Mund të jetë pak nevrik, por tolerohet sepse çdo e mirë e ka një të keqe.
8. E merr jetën me sportivitet.
9. Mund të kulturohet përmes dokumentarëve të shumtë, s’është e thënë të ketë lexuar shumëëëëë libra. 
10. Nuk harron të lajë dhëmbët 2 herë në ditë (!!!).

Karakteristika të tjera:
– Mund të jetë edukuar nga specializimet e shumta, por edhe shkolla e rrugës nuk është keq.
– S'e ka problem nëse nuk vë makeup ose nëse shëndoshesh/dobësohesh.
– Të mbulon me emoji në WhatApp, por edhe nëse shkruan shkurt sërish është OK.
– Vjen në orën 10 të darkës me shumë lekë në xhep, por s’u bë gjëma se erdhi në 5 dhe me rrogë mesatare.
– 50:50; burri ideal të trajton si “lule me pekule” ose “si shoqe”, varet nga raporti.

Ndër të tjera, ju kujtojmë që interesant ishte edhe “Ejakulimi i parakohshëm vs Vjehrra”, për të cilin mund të lexoni gjerë e gjatë këtu.

Vajzat shqiptare i kanë idetë e qarta: 10 karakteristika të

Vajzat shqiptare i kanë idetë e qarta: 10 karakteristika të

Vajzat shqiptare i kanë idetë e qarta: 10 karakteristika të

Vajzat shqiptare i kanë idetë e qarta: 10 karakteristika të