Kinema & TV

Golden Globes: Ky është filmi më i mirë i këtij viti!

7 Janar 2019

Golden Globes: Ky është filmi më i mirë i këtij viti!
Rami Malek, në rolin e Freddie Mercury, "Bohemian Rhapsody"

Golden Globes, eventi që vlerëson arritjet në kinematografi dhe seriale televizive u mbajt ditën e djeshme në The Beverly Hilton, Beverly Hills. Ndërkohë që të gjithë prisnin të ishte nata e filmit “A Star is Born” me Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper, çmimi i madh shkoi për një tjetër film po kaq të famshëm.  

Golden Globes: Ky është filmi më i mirë i këtij viti!

“Bohemian Phapsody”, filmi që i tregoi të gjithë botës rrugëtimin dhe magjinë e këngëtarit të famshëm Freddie Mercury, fitoi çmimin  si filmi më i mirë i vitit. Rami Malek, protagonisti kryesor shkëlqeu i  veshur nën petkun e Mercury-it duke rrëmbyer kështu çmimin e aktorit më të mirë.

Golden Globes: Ky është filmi më i mirë i këtij viti!
Lady Gaga & Bradley Cooper, "A Star is Born"

Pavarësisht pritshmërive,  “A Star Is Born” arriti të marrë vetëm çmimin “Kënga më e mirë” për “Shallow”.

Golden Globes: Ky është filmi më i mirë i këtij viti!
Mahershala Ali, "Green Book"

Pas “Bohemian Rhapsody”një tjetër film që arriti të marrë 3 çmime në “Golden Globes” ishte “Green Book”, film i cili rrëfen historinë e një muzikanti Afro-amerikan që punëson një shofer italo-amerikan për ta çuar në një udhëtim në Jugun e thellë të SHBA-ve.