Social Buzz

Instagram-i e gjeti fituesen e #10yearchallenge: Kush mund ta bëjë më mirë se ajo?

16 Janar 2019

Instagram-i e gjeti fituesen e #10yearchallenge: Kush mund ta bëjë

Instagram-i është pushtuar nga sfida më e momentit: #10yearchallenge dhe të gjithë në aksion për të nxjerrë nga arkivat versionin e 10 viteve më parë.

Vip-at tanë e kanë marrë gjithashtu shumë seriozisht këtë, por kjo sfid me shumë gjasa e ka një fitues/se!

Deri më tani, trendin viral s’e ka bërë askush më bukur se sa Caitlyn Jenner. I ati i Kendall dhe Kylie-it theu internetin pas postimit të fundit në llogarinë e saj të Instagram-it.

Instagram-i e gjeti fituesen e #10yearchallenge: Kush mund ta bëjë

“Tani kjo është një #10yearchallenge! Tregohu origjinal me veten!”- shkruan ajo ku në njërën anë të fotos solli Bruce, burrin që ajo ishte dikur, e ndërsa në tjetrën njeriun që është sot. Një grua sharmante që quhet Caitlyn.

Ndjekësit e saj  u lumturuan kaq shumë që ajo mori pjesë në sfidë sa filluan ta quanin pa u menduar dy herë, “fituese”.

Dhe në fakt, kanë të drejtë. Kush ka diçka më të mirë ta postojë tani, ose kjo sfidë mbyllet këtu. Fituesja u gjet!