Nëse gjithë VIP- at e tjerë shqiptarë u bënë pjesë e #Sfida10-vjeçare me vullnet të plotë, Sinan Hoxha u përfshi krejt tërthorazi, nëpërmjet Instagram- it të Bes Kallakut.
(Lexo: Sfida në fjalë kërkon që të postosh një foto të dhjetë viteve më parë).
Aktori i humorit postoi fillimisht një kolazh 1998- 2008 të Sinan Hoxhës dhe më pas një 2008- 2018.
View this post on InstagramVdiqaaaaa o @sinanhoxha_ hahahaahahahah #10yearchallenge #20yearchallange
Sigurisht Hoxha nuk mund të mos ia kthente me të njëjtën monedhë ndaj shkoi dhe postoi në Instagram- in e tij, këto foto të Kallakut:
Frymëzohuni dhe pse jo, bëni diçka të ngjashme me miqtë tuaj. Koha për t’i nxjerrë zbuluar!