Zaimina Vasjari për herë të parë u bë nënë e një vajze më 29 janar të 2018-ës, e ndërsa sot feston e lumtur 1-vjetorin e saj.
Vogëlushja Khloe feston sot ditëlindjen e saj të parë dhe mami s’mund të impenjohej më shumë që gjithçka të jetë perfekte. Që në orët e para të mëngjesit, Zaimina postoi në Instastory pamje nga përgatitjet e para të festës që do të mbahet për bebushen.
View this post on Instagram
Më vonë, ajo ndau me të gjithë ndjekësit dy video të krijuara pikërisht për këtë ditë. Në video përmblidheshin momentet më të bukura të Khloe-s. Momenti kur lindi, përqafimi i parë me Zaiminën, hapat e parë dhe çdo gëzim tjetër që ardhja e saj ka sjellë në shtëpinë e çiftit.
View this post on Instagram
“Uroj që fytyra jote e bukur të mbushet me gëzim dhe zemra jote gjithë dashuri deri në përjetësi. Mezi po pres të të surprizoj çdo 29 janar të jetës sime. Gëzuar ditëlindjen Khloe e ëndrrave të mia!”- shkruan ajo poshtë tekstit të këngës “You are the reason”, të cilën zgjodhi t’ja dedikojë të bijës në ditën e veçantë.