Showbiz dhe TV

Ju s'jeni gati për këngën e Bebe Rexhës, Rita Orës, Dua Lipës, Ava Max dhe Njomzës

30 Janar 2019

Ju s'jeni gati për këngën e Bebe Rexhës, Rita

Bebe Rexha e tha më në fund se plasi. Do një bashkëpunim me gjithë këngëtaret shqiptare që po ia dalin në botë. Veçanërisht, etiketoi Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max. Të gjithë bien dakord me Beben, shqiptarët meritojnë një himn suksesi. Epo gjejeni çfarë?

Dua Lipa pranoi.

Ava Max gjithashtu.

Rita Ora komentoi nën një postim misterioz në Instagram. Tha po, por u përpoq të fshihej. Ia keni idenë sa e vështirë është të gjesh një koment, nën një postim të kush-e-di-kujt?

Ju s'jeni gati për këngën e Bebe Rexhës, Rita

G4SHI, një reper shqiptar që tenton prej vitesh t’ia dalë mbanë në Sh.B.A., hodhi idenë se pjesë e këtij bashkëpunimi duhet të jetë dhe Njomza, shoqja e ngushtë e Ariana Grande-s dhe një nga tekstshkrueset e “7 rings”.

Bebe-s i pëlqeu si ide.

Dhe Njomza tha se e vlerëson shumë Beben dhe se mezi pret të punojë me të.

Era Istrefi s’duket kund në këto etiketime.

Ndërkohë G4SHI: