Instagramming

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës me vogëlushen Khloe?

30 Janar 2019

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Ditën e djeshme, vogëlushja e Zaimina Vasjarit festoi ditëlindjen e parë ndaj dhe festa e Khloe-s ishte gjigante. Pas një sërë fotosh, sytë na mbetën tek kombinimi matchy-matchy nënë e bijë (kombinim përmes formave dhe ngjyrave).

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Fustani i gjatë me fruda dhe tyl, rozë e ndezur në pjesën e poshtme dhe me gurë të argjendtë sipër, është i ngjashëm me atë që Khloe Kardashian veshi në festën e Krishtlindjeve këtë dhjetor.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Si True, edhe Khloe Asllani mban në kokë një fjongo të ngjashme si du-rag (shall tipik për komunitetin afrikano-amerikan).

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Ngjashmëria është e dukshme, megjithëse ~mund~ të jetë edhe rastësi, pasi fustani i fryrë me tyl ishte trendi i 2018-s dhe duket se do të vazhdojë edhe këtë vit. Rikthehemi pas në kohë dhe ja disa raste:

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Pasi u nominua në 5 çmime të rëndësishme në "BRIT Awards", Dua mahniti tapetin e kuq duke veshur një fustan rozë prej princeshe nga stilisti italian Giambatissta Valli. Teksa luante me poza ndërkohë që fotografohej në tapetin e kuq, Dua mbante në dorë një trëndafil të bardhë, simbol i mbështetjes së fushatës kundër abuzimeve seksuale, #Time’sUp.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Megjithatë, 23-vjeçarja nuk ishte e vetmja që mrekulloi tapetin e "BRITS Awards". Edhe pse jo 100% njësoj, të dyja gati sa nuk veshën të njëjtin fustan. Rita dhe fustani i saj i bardhë me pupla nga Rulph&Russo dukeshin sikur sapo kishin dalë nga një botë përrallash.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Për të marrë pjesë në ceremoninë e 19 të Latin Grammy Awards në nëntor të 2018-s, këngëtarja spanjolle Rosalía ia besoi veshjet e saj “Yolancris”, një markë spanjolle që merret kryesisht me fustanet e nuseve dhe veshjet e eventeve të rëndësishme. Dhe rezultati ishte ky:

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Nata magjike që Elvana Gjata dhuroi gjatë koncertit të mbajtur në Prishtinë më datë 14 korrik, u shoqërua po ashtu nga një fustan po aq magjik.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

I njohur për punët e tij fantastike, stilisti nga Kosova Valdrin Sahiti nuk zhgënjeu as asokohe, gjë për të cilën Elvana s'nguroi ta falenderonte publikisht: “Faleminderit për këtë fustan ëndrrash”.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Detaje të ngjashme dyshja i zgjodhi edhe në koncertet e tjera të Elvanës, pamja e së cilës përputhej në harmoni me performacën e shoqëruar me koreografi.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Miriam Cani gjithashtu preferoi që gjatë koncertit të dytë recital të Alban Skënderajt, “Hapësira e një ëndrre”, të paraqitej në skenë me një fustan tipik princeshash, që shoqërohej nga detajet e tylit dhe thekëve, të theksuara në pjesën e supeve.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Vazhdojmë me Manjola Nallbanin dhe fustanin e saj në nuancat e ngjyrës vjollcë dhe blu. Këngëtarja zgjodhi një look të tillë për të qenë pjesë e jurisë së “Miss Universe Albania 2018”.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Duke eleminuar pjesën e fryrjes, Xhemi Shehu preferoi pak a shumë të njëjtin stil për në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços të mbajtur pranë liqenit të Como-s, Itali. Moderatorja qëndroi tek ngjyra rozë pudër, grimi minimalist dhe flokët e stiluar thjesht.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Përfundojmë me Luana Vjollcën që për setin fotografik të realizuar mbi intervistën “The Unstoppable Luana” për “Star People”, zgjodhi pak a shumë një veshje të ngjashme. Fustani madhështor në ngjyrën e verdhë të ndezur, ia la vendin një tjetri në ngjyrë të bardhë.

Ku e kemi parë këtë kombinim matchy-matchy të Zaiminës

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.