Gjatë një bisede “mes gocash”, Hailey Baldwin i tregoi Kendall Jenner-it rreth jetës si bashkëshorte e re. Partnerja e Justin Biber thotë se është pak e “frikshme” të jesh kaq e re dhe e martuar. Gjithsesi, bashkëjetesa me këngëtarin e ka rregulluar shumë gjëra.
Teksa flet për jetën e re, Hailey i tregon Kendall-it se është paksa e çuditshme të jesh kaq i ri dhe të kompromentohesh me dikë për gjithë pjesën e mbetur të jetës.
“Përfundimisht është e frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar. Është diçka e frikshme, por është gjithashtu personi me të cilin kam rënë në dashuri për kaq shumë vite me radhë!”
Pavarësisht kësaj, modelja më herët është shprehur se konceptin e “përgjithmonë bashkë” nis ta mendosh në mometin kur martohesh vërtetë. Atëherë ulesh dhe thua: “Tani, kjo është përgjithmonë! Nuk ka një fund!”