Moda

Ndërron jetë stilisti ikonik i Chanel-it!

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2019

Ndërron jetë stilisti ikonik i Chanel-it!

Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Stilisti ikonik, i cili ishte gjithashtu drejtori artistik i shtëpisë së modës së lartë, Chanel ka vdekur pas ndërlikimeve që ka patur javët e fundit me shëndetin.

Sipas mediave franceze,  Lagerfeld ka ndërruar jetë ditën e sotme. Në dy nga shfaqjet e fundit të Chanel-it, në janar të këtij viti stilisti nuk ishte i pranishëm, por përfaqësues të tij e justifikuan mungesën duke thënë se ndihej thjesht i lodhur.

Ndërron jetë stilisti ikonik i Chanel-it!

Këto ishin herët e para që ai nuk ishte prezent për të përshëndetur në pasarelë në fund të shfaqjes.

Pas themelueses Coco Chanel, emri i tij ishte më i rëndësishmi për më shumë se 3 dekada të Chanel.

Ndërron jetë stilisti ikonik i Chanel-it!

Veshja që e identifikonte ikonën e modës ishte gjithnjë një kostum i zi, flokët e bardha të kapura bisht dhe syze të errëta.