Celebrity

Tristan-it nuk i intereson fare ç'po ndodh: As nuk do t'ja dijë për Khloe-n dhe vajzën

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2019

Tristan-it nuk i intereson fare ç'po ndodh: As nuk do t'ja

Nëse nga i gjithë ky skandal, mendja ju shkon çfarë po mendon Tristan Thompson, ua themi ne. Aktualisht, Tristan është shumë i qetë dhe s’do t’ja dijë për asgjë ç’ka ndodhur, përfshi këtu dhe faktin që mund të mos e shohë më shpesh të bijën.

“Tristan-in nuk e shqetëson shumë fakti që mund të mos e shohë më vajzën. Atij s’po i intereson më nëse kjo marrëdhënie mori fund. Në të vërtetë s’është përpjekur kurrë ta bëjë Khloe-n për vete. “- janë shprehur burime për Us Weekly.

Ndërkohë të gjithë shokët e tij, po thonë atë që po thoni edhe ju tani: “Çfarë idioti!”

Të fundit nga drama e tradhtisë janë: Khloe është përballur me ish-partnerin për tradhtinë dhe ai e ka pranuar, ndërsa nga ana tjetër e gjithë familja ka shkëputur marrëdhënien me shoqen e ngushtë të Kylie-it, Jordyn Woods.