Instagramming

Reperët heqin dorë nga diss-et, gocat jo! Melinda thumbon keq Tayna-n

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2019

Reperët heqin dorë nga diss-et, gocat jo! Melinda thumbon keq Tayna-n

Së fundmi, një pjesë e mirë e reperëve kanë hequr dorë nga diss-et, duke publikuar përgjithësisht këngë dashurie (Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Capital T, Noizy) apo këngë që tregojnë për suksesin e tyre (Majk). Megjithatë reperet duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga “lufta brenda llojit”, ku e fundit që iu bashkua listës së diss-eve ishte Melinda.

Ndonëse do të kishte super sukses nëse do t’i ishte përkushtuar muzikës së lehtë, pop ose RnB, Melinda ka zgjedhur hip hop-in e rrjedhimisht dhe diss-et. Në një freestyle (improvizim) në Instagram, duket qartë që teksti i drejtohet Tayna-s.

“Ring, ring, ring, s’ki qa bon, kno për fmi tash”, thotë ajo në një pjesë dhe nuk është e vështirë të kuptohet që i referohet këngës së fundit të Tayna-s, “Ring Ring”. Më pas vazhdon me “Columbiana je putana qik e pufit”, (kënga “Columbiana” – Tayna ft. Don Phenom), “Qfar boss chick me 30% move bit*h” (Kënga “Aje” me Ledri Vulën ku Tayna shprehet ‘I’m a boss chick”).

Në fund, e mbyll me “Qysh e ki emnin, Tokyo a Taiwan? Po kujt po i han kur je made in China”.

Fill pas videos,

të shumtë qenë ndjekësit që vërshuan me komente duke theksuar se “Melinda po përdor Tayna-n për t’u bërë e famshme”.

Reperët heqin dorë nga diss-et, gocat jo! Melinda thumbon keq Tayna-n

Reperët heqin dorë nga diss-et, gocat jo! Melinda thumbon keq Tayna-n

Reperët heqin dorë nga diss-et, gocat jo! Melinda thumbon keq Tayna-n

Ndërkohë Tayna nuk ka reaguar, ndonëse në foton e fundit në Instagram nuk qenë të paktë fansat që i kërkojnë një kundërpërgjigje për Melindën.

Reperët heqin dorë nga diss-et, gocat jo! Melinda thumbon keq Tayna-n

Kush po dëmton kë? Melinda nuk është e vetmja që ka thumbuar publikisht këngëtaren, megjithëse e gjitha është kthyer në favor të Tayna-s. Siç u shpreh edhe gazetari nga Kosova Nderim Neziri në emisionin “Mirage” pak kohë më parë, asnjë nuk po e dëmton. Këtu gjeni një tjetër artikull me një listë të rasteve kur reperet thumbuan njëra-tjerën dhe kryesisht Tayna-n.