Top List

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2019

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

Shënim: Shifrat i referohen datës 1 mars 2019, ora 16:00.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

1. Enca ishte e para shqiptare që arriti të kapte shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, ku së fundmi arriti edhe një rekord të ri duke numëruar më shumë se 2 milionë të tillë. Momentalisht, Enca është më e ndjekura në Instagram (2,032,708).

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

2. Pas Encës, Luana Vjollca është e dyta që ka arritur të grumbullojë 1.4 milion ndjekës. Saktësisht 1,446,404.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

3. Noizy dhe Ledri janë pak a shumë me numër të njëjtë fansash, me një diferencë të vogël. Noizy numëron 1,323,852 dhe renditet në vend të tretë.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

4. Ndjekësit e Ledri Vulës kapin shifrën  1,318,686.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

5. Xhensila Myrtezaj, që pak para se të bëhej nënë ishte tepër aktive në muzikë, mbyll Top5 me 1,264,813 ndjekës. “Cika Cika” me Ardian Bujupin u kthye në hitin e verës në Shqipëri dhe suksesi arriti të depërtonte edhe në vende si Gjermania dhe Zvicra, ku Ardiani është prej kohësh aktivë.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

6. Shumë pranë Xhensilës në renditje është Loredana, që fillimisht u bë e njohur si e dashura e Mozzik-ut, ndërsa sot numëron më shumë ndjekës se ai: 1,264,579. Loredana i është përkushtuar muzikës prej pak kohësh çka dëshmon edhe rritjen në mënyrë të ndjeshme të ndjekësve në Instagram.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

7. Me 1,213,472 ndjekës, në vendin e shtatë është Elvana Gjata, që përveç fansave në Shqipëri numëron edhe ndjekës të huaj për shkak të bashkëpunimeve me artistë ndërkombëtarë si producenti i mirënjohur Poo Bear, DJ i famshëm David Guetta, reperi Ty Dolla $ign etj.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

8. Dhurata Dora ka për momentin 1,150,056 ndjekës. Kohëve të fundit ajo ka qenë tepër aktive përmes videoklipeve dhe koncerteve të shumta.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

9. Në vendin e nëntë qëndron Dafina Zeqiri me 1,143,452 ndjekës. Para disa kohësh, Dafi nuk ishte shumë aktive në projekte muzikore, megjithëse së fundmi ka publikuar disa videoklipe dhe i është rikthyer koncerteve në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

10. Top10 mbyllet me Kidën që momentalisht ka 1,120,995 ndjekës. Prej kohësh Kida nuk i është ndarë videoklipeve të vazhdueshme, shoqëruar me koncerte të shumta në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm.

Artistë të tjerë që kanë më shumë se 1 milion ndjekës janë Ermal Mamaqi dhe Marina Vjollca. Shumë pranë grupit të “1 milionshit” janë Mozzik (983 mijë) dhe Bes Kallaku (910 mijë). Melinda dhe Tayna janë afër gjithashtu, përkatësisht me 779 dhe 749 mijë ndjekës.