Chanel mirëpriti adhuruesit e modës në një vend spektakolar të dekoruar me motive të dimrit në La Grand Palais në Paris. Në fillim, pjesëmarrësit dhe modelet mbajtën një minutë heshtje në nder të dizajnerit legjendar, Karl Lagerfeld, i cili u nda nga jeta më 19 shkurt, në moshën 85-vjeçare.
Karl ishte i nohur për sfilatat e tij magjike, të cilat krijonin një atmosferë gati surreale, si në përralla. Edhe këtë herë, vendi mori pamjen e një përralle falë motiveve të drurit dhe borës.
Aktorja Penélope Cruz u pa gjithashtu të sfilonte teksa mbante në dorë një trëndafil të bardhë.



Eventi pati një moment kulminant fill pasi në sfond u vendos kënga “Heroes” e Davis Bowie. Disa modele u panë të përlotura ndërkohë që audienca shpërtheu në ovacione për krijimtarinë e Lagerfeld, që nuk do të harrohet kurrë.
E njëjta muzikë u vendos edhe në shfaqjen e Fendi-t javën e kaluar në Milano.
Koleksioni Vjeshtë/Dimër 2019 është i fundit për Karl Lagerfeld, i cili e krijoi në bashkëpunim me Virgie Viard.
Për vite me radhë, spekulimet qenë të shumta në lidhje me zëvendësuesin e Karl Lagerfeld në rolin e drejtorit artistik të Chanel. Emrat që u përfolën gjatë viteve ishin Marc Jacobs, Alber Elbaz, Virginie Viard, Haider Ackermann etj. Megjithatë, Chanel njoftoi se Viard do të marrë në dorë punën artistike në shtëpinë e famshme të modës. Ajo ka punuar së bashku me Lagerfeld pothuajse që nga fillimi i karrierës së saj. Puna te Chanel filloi në vitin 1987. Dizajnerja shkoi pas Karl-it te Chloe? në vitin 1992 dhe u kthye sërish te Chanel në 1997-n. Së bashku me Vittoria Ceretti-n, Virginie Viard mori në dorë sfilatën Spring 2019 Haute Couture për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të dizajnerit të ndjerë.
View this post on Instagram