Fatmirësisht jemi duke shkruar për një sfidë njerëziore që ia vlen vërtet: # T’i Ndihmojmë Të Varfërit! Qëllimi i saj është ofrimi i ndihmës me të mira materiale (aq sa mundeni) për familjet në nevojë. Nisur nga forca e jashtëzakonshme e Instagram- it, më në fund interneti po përdoret për një qëllim të fisshëm.
Sfida u përcoll për herë të parë nga Burim Ademi (i njohur për shumë nga ju falë postimeve të shpeshta në një llogari që numëron 710 mijë ndjekës), i cili nominoi Capital T- në, Gjikon, Mozzikun, Ledri Vulën dhe Taynën.
Kjo e fundit pranoi sfidën dhe postoi këtë foto në Instagram:
“Kurrë nuk kam patur deshirë t’i bëj publike ndihmat që kam bërë, po meqë u krijua ky challenge (sfidë) atëherë mendoj se mesazhi që percjell mund të influencojë edhe njerëzit e tjerë që kanë mundësi sadopak të bëjnë një gjë të tillë. Ndihmo jo vetëm tani me rastin e sfidës, por sa here të mundesh! Nominoj të gjitha rap-artistet e tjera” shkruan Tayna.
Pavarësisht se sfida ka nisur në mesin e artistëve, ju mund të bashkoheni kur të dëshironi. Nominoni miqtë dhe bëni diçka të vlefshme në jetë; ndihmoni dikë qoftë edhe për një ditë të vetme.
Pavarësisht mendimeve skeptike që mund të thonë se e gjitha është sa për pak publicitet e asgjë më shumë, një sfidë e tillë nuk dëmton askënd. Përkundrazi, dikush do të lumturohet falë jush!