Showbiz dhe TV

Ndahen Ronela dhe Young Zerka, por a qenë ndonjëherë bashkë?

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2019

Ndahen Ronela dhe Young Zerka, por a qenë ndonjëherë bashkë?

Aktualisht po qarkullon kudo lajmi se Ronela Hajati dhe Young Zerka i kanë dhënë fund lidhjes disavjeçare. Sipas “Prive” burime pranë çiftit kanë deklaruar se çdo gjë ka marrë fund dhe madje si për të mbështetur gjithë këtë, Zerka nuk e ndjek më Ronelën në Instagram (dhe ju e dini sa shumë tregon një follow).

Në një kohë kur po përflitet kudo mbi fundin e kësaj dashurie, këngëtarët s'e kanë pranuar kurrë ekzistencën e një romance mes tyre.   

Ndahen Ronela dhe Young Zerka, por a qenë ndonjëherë bashkë?

Dyshimet për një histori dashurie nisën kohë më parë, për vetë faktin se artistët shiheshin kudo bashkë. Bashkë në koncerte, bashkë edhe në ambiente të ndryshme të kryeqytetit.

Ndahen Ronela dhe Young Zerka, por a qenë ndonjëherë bashkë?

Madje gjatë një feste, Ronela u fotografua shumë pranë këngëtarit, çka i përforcoi akoma më shumë hamendësimet. Në intervista gjithsecili shprehte respekt dhe dashamirësi për tjetrIn, por në asnjë moment s’flitej për lidhje.

Ndahen Ronela dhe Young Zerka, por a qenë ndonjëherë bashkë?

Nëse do ta marrim për të mirëqenë dashurinë e tyre (që supozohet të jetë 4- vjeçare) duhet të dini se kjo nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje. Aludimet nisën që vitin e shkuar, ku në një intervistë për “Thumb”, pyerjes nëse është çift apo single, Zerka iu përgjigj me “Normal që single” duke treguar edhe gishtërinjtë, pa asnjë unazë. Këngëtari u pyet nëse ishte apo jo në kërkim të dashurisë dhe përgjigjja qe e prerë:

“Në kërkim të shpirit të lirë.”

Dhjetorin e 2018- s u tha se disa miq të dyshes treguan për “Panorama Plus" se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje të lindur nga mënyra se si ata e shinin këtë marrëdhënie. Ronela, edhe pse është shprehur se nuk ishte gati për bashkëjetesë kishte dëshirë që ta zyrtarizonte lidhjen, pikë në të cilën u tha se kishte rënë ndesh me Zerkën, i cili mjaftohej me një lidhje pa preokupime.

Ndahen Ronela dhe Young Zerka, por a qenë ndonjëherë bashkë?

Nisur nga kjo, mendohet se kënga “Vuj” me të cilën Hajati mori pjesë në “Kënga Magjike 2018” ishte dedikim për këngëtarin, diçka e ngjashme që u tha dikur edhe për “Like Rihanna”- n e Zerkës.