Njësoj si të motrat (kujtoni Photoshop- in e Khloe- s disa muaj më parë), edhe Kourtney Kardashian është bërë zyrtarisht pjesë e listës së gjatë të VIP- ave që në mos një herë, herën tjetër D-Ë-SH-T-U-A-N!
Ditën e djeshme, Kourtney bëri këtë postim me nënshkrimin:
“Duaje veten aq shumë sa do edhe ata.”
Megjithatë askush s’pati kohë për moralin e fotografisë. Sytë shkuan menjëherë te artificialiteti i fotografisë.
“Kushdo që ta ka photoshop- uar fotografinë, pushoje nga puna. Ky është Photoshop- i më i keq në histori.”
Nëse jo hidhini së pari një sy pozicionit ballor të kokës me “spërdredhjen” e trupit.
Më pas vini re këmbën e majtë, shumë e gjatë, e hollë dhe e pozicionuar në një mënyrë të sikletshme.
“Ajo këmbë po më tremb. Pse e ka të majtën shumë më të gjatë se të djathtën?” shkruan dikush tjetër.
Ndërkohë më poshtë keni edhe dy dështime të tjera të familjes Kardashian.

