Justin Bieber nuk po kalon periudhën e tij më të mirë, por kjo s’e ndalon t’i japë fund thashethemeve që thuhen për të, për bashkëshorten dhe martesën e tyre. Përmes një komenti, (përgjigje kthyer një fansi), Bieber shpjegoi gjithçka dhe mes të tjerash pranoi se ende e do Selena-n.
“Ti nuk je i dashuruar me Hailey-n. Ti u martove me të thjesht për të rifituar Selena Gomez-in, plus që Hailey shkon me burra si Shaën Mendes (ish i dashuri i modeles) për famë dhe është raciste!”- lexohet në komentin që revoltoi këngëtarin.
“Fakti që ti hap një llogari Instagram-i për të më ulur mua dhe gruan time është absurde, por pse do t’ja dedikoja jetën time dikujt duke u martuar me të vetëm për t’u kthyer tek ishh-i? Cilido që e beson këtë është një shpirt i ligë ose njeri me llogjikën e 10-vjeçarit sepse një njeri me llogjikë nuk do të fliste kështu pasi do t’i vinte turp nga vetja.”- shkruan Justin.
“Unë sigurisht që e kam dashur dhe e dua Selena-n dhe ajo gjithmonë do të ketë një pjesë të zemrës sime, por unë jam kokë e këmbë i dashuruar me time shoqe. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Fakti që ju shpenzoni gjithë ditën duke vjellë urrejtje tregon shumë për ju. Nëse e luani këtë lojë të sëmurë për vëmendje e keni gabim sepse as që kam ndërmend t’i përgjigjem më një mesazhi si ky.
Gjithsesi, kjo ishte një përgjigje për të gjithë ata njerëz të sëmurë që i shkruajnë Hailey-it mesazhe që i thonë: “ai gjithmonë do të kthehet tek Selena” ose “Selena është më e mirë për të”...Ju s’keni asnjë ide për jetën time dhe se çfarë është e mirë për mua!”- përfundon Bieber dhe me të drejtë, mesazhet e këtij lloji e kanë lodhur.
Pavarësisht se ende ka dashuri për yllin e Disney-it, siç u shpreh më lart, jeta e këngëtarit tani, i dedikohet tërësisht modeles.
“Hailey është nusja ime dhe nëse juve nuk ju pëlqen kjo apo s’e mbështesni atë, kjo tregon se nuk më mbështesni as mua.”
Komentet që thërrasin urrejtje duket se janë kthyer në shqetësim serioz për çiftin. Së fundmi, Baldwin është shprehur se hoqi dorë nga leximi komenteve të Instagram-it për shkak se ndihej keq kur i lexonte.
“Duhet të stërvisësh trurin duke i kujtuar vetes që janë njerëz që as i njeh dhe as nuk janë pjesë të lidhjes tënde. Njerëzit mund të jenë të këqinj, por nëse shmang leximin e tyre, i heq vetes mërzitjen që mund të shkaktojnë.”