Celebrity

Skandali i tradhtisë: Aktorja i del kundër familjes Kardashian-Jenner

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2019

Skandali i tradhtisë: Aktorja i del kundër familjes Kardashian-Jenner

Gjithë familja e Will Smith, përfshirë këtu bashkëshorten Jada dhe fëmijët, ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen Kardashian-Jenner. Por duhet thënë se Smith-ët kanë gjithashtu një raport të përkryer edhe me Jordyn Woods, (ish) shoqja e Kylie-t, e cila u përfshi në skandalin e tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian.

Skandali i tradhtisë: Aktorja i del kundër familjes Kardashian-Jenner
Tristan Thompson - Khloe Kardashian - Jordyn Woods

Pra, cilën anë mban familja Smith? Të paktën, nisur nga gjithë ç’bëhet online, duket se Jada është në anën e Jordyn. Së fundmi, ajo hoqi nga Instagram-i Kris Jenner, Khloe Kardashian dhe Kim-in. Për Kendall-in dhe Kylie-n, të cilat kanë preferuar të qëndrojnë larg skandalit, nuk veproi njësoj.

Skandali i tradhtisë: Aktorja i del kundër familjes Kardashian-Jenner
Jada Pinkett Smith

Një burim u shpreh për TMZ se heqja nga Instagrami “lidhet me situatën e Jordyn”.

Nuk është hera e parë që Jada Pinkett Smith mban anën e Woods. Në fillim të marsit, ajo realizoi një intervistë në “Red Table Talk” rreth skandalit të tradhtisë.

Skandali i tradhtisë: Aktorja i del kundër familjes Kardashian-Jenner
Jordyn Woods

Gjatë intervistës, Jordyn u shpreh se qe Tristan ai që puthi pasi ajo u largua nga shtëpia e tij, ku kishin organizuar një festë. “Gjatë rrugës ai më puthi,” tha ajo duke sqaruar se nuk kishte “asgjë tjetër, nuk kishte pasion”. Jada u shfaq shumë mbështetëse në lidhje me gjendjen që po përjetonte Jordyn.

Woods hyri në jetën e Kardashian-Jenner pasi u takua me Kylie-n vite më parë, kur ishin ende fëmijë. Ato u prezantuan nga djali i Jada dhe Will Smith, Jaden.

Skandali i tradhtisë: Aktorja i del kundër familjes Kardashian-Jenner
Jordyn Woods dhe Jaden Smith

Ju kujtojmë që dy ditë më parë, u publikua videoja përmbledhëse me disa nga momentet më pikante të sezonit të ri të “Keeping Up with The Kardashians”, që – siç pritej – shkaktoi reagime të shumta. Fill pasi videoja u bë virale, njerëzit reaguan me ironi në Twitter: “Kris Jenner, mos na di injorantë?