Lëkura

2 gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me fytyrën!

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2019

2 gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me

Sondazhi i kryer pak ditë më parë në Anabel.al kishte për qëllim të informohej rreth kujdesit që shqiptarët tregojnë për fytyrën e tyre.

Në fakt, nga 3862 njerëz që iu përgjigjën këtyre pyetjeve, shumica e rezultateve ishin pozitive. Pjesa më e madhe e tyre pohuan se i kushtojnë larjes së fytyrës kohën dhe vëmendjen e duhur; duke e larë 2 herë në ditë me larësin që i përshtatet lëkurës së tyre.

2 gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me

Gjithashtu, duket se scrub-in për pastrimin e qelizave të vdekura dhe hidratimin e kanë kthyer në stil jetese.

62% prej tyre shprehen se e kanë të nevojshëm dhe nuk e ndajnë nga rutina ditore, ndërsa 71% e votuesëve treguan se s’dalin kurrë nga shtëpia pa vendosur hidratantin.

Gjithsesi pavarësisht përpjekjeve pozitive, një pjesë e mirë e shqiptarëve vazhdojnë bëjnë 2 prej gabimeve më të rrezikshme për lëkurën.

2 gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me

1. Ngacmojnë aknet!

2. Nuk vendosin rregullisht kremin e diellit!

63% e tyre u shprehën se “e kanë fiksim të ngacmojnë aknet” ndërsa 50% e votuesëve thanë se kremin kundër diellit e vendosin vetëm në plazh ose kur është shumë nxehtë.

Siç e kemi thënë dhe në një artikull të mëparshëm, ngacmimi i akneve konsiderohet si sjellje normale, por që sigurisht ka pasojat e saj.

Njerëzit duan të heqin gunga, puçrra, pika të zeza etj nga lëkura e tyre, pasi përgjatë procesit të evolucionit, njerëzit kanë praktikuar sjellje të tilla si një mënyrë për të pastruar veten nga parazitarët dhe jo vetëm.

2 gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me

Ndërsa kremi i diellit,hmmm... Këtu duhet të ndalojmë pak. Mëkati më i madh që mund të bëni me fytyrën tuaj është të mos vendosni kremin kundër diellit ose ta aplikoni atë vetëm kur jeni në plazh.

Të vendosësh kremin e diellit çdo ditë do të të mbrojë lëkurën nga djegiet që më pas mund të shkaktojnë edhe kancer. Nuk ka rëndësi sa vjeç je, nga dielli duhet të mbrohesh që prej ditës kur lind.

Njollat kafe dhe ndryshimet në pigmentin e lëkurës janë gjithashtu një arsye e mjaftueshme. Heqja e njollave kafe është një nga proçeset më të vështira për tu arritur. Pavarësisht kremrave, shanset që ato të shfaqen sërish në lëkurë janë të shumta. Përpos kësaj, vendosja e kremit të diellit ndalon zhvillimin e rrudhave dhe plakjen e lëkurës.

Kështu që, zini mend!