Celebrity

Lavamanët e Kim Kardashian janë misteri më i madh i javës

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2019

Lavamanët e Kim Kardashian janë misteri më i madh i javës

Në intervistën e Kim Kardashian për Vogue morëm lajmin shokues se ajo po studion për t’u bërë avokate dhe zbuluam disa cepa të shtëpisë, përshkruar nga vetë Kim si një “manastir minimal.”

Një element i shtëpisë i ra në sy të gjithëve madje nisi një debat online: lavamanët e Kim dhe Kanye. Ja ku janë:

Lavamanët e Kim Kardashian janë misteri më i madh i javës

Si funksionojnë? Ku shkon uji? Mos vallë vjen dikush dhe e lan manualisht? Ku janë tubacionet? A punojnë këta lavamanë? Apo janë thjesht dekorativë? Mos është një iluzion? Mos janë magjikë? A janë lavamanë në radhë të parë? A na funksionon mirë logjika?

Mirë, por, po sikur mermeri të ketë aftësi thithëse? Apo ato vrimat e zeza shërbejnë për të çuar ujin poshtë? Është kaq e komplikuar!

Pasi gjithë interneti mori flakë, Kim vendosi ta shpjegojë vetë misterin. Mesa duket, lavamanët janë të harkuar nga brenda dhe uji kalon në një kanal të vogël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian Snapchat (@kimkardashiansnap) on

“Meqë të gjithë u konfuzuan nga lavamanët tanë, mendova t’jua tregoja vetë si funksionojnë,” thotë Kim nga një postimnë Instagram. “Aty është veranda jonë, gjthë tavani është xham. Vaska i nxë të gjithë fëmijët, po ashtu edhe dushi. Ndërsa lavamanët i ka dizenjuar Kanye. Janë realizuar tetë prototipe të këtilla dhe në qendër është pak e harkuar. Ka një kanal për ujin. S’ka rëndësi sa presion ka uji, nuk të spërket në fytyrë.”