Lëkura

6 gjëra që duhet t'i dini rreth *Lëkurës*

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2019

6 gjëra që duhet t'i dini rreth *Lëkurës*

Informacioni në internet është i shumtë, po aq sa shpesh edhe krejt i paspecializuar. Duke lënë pas mitet apo këshillat aspak të bazuara, ky artikull do përpiqet t’ju ofrojë disa njohuri të sakta rreth lëkurës.

#1 Serumet speciale për të zvogëluar poret

Mësojeni njëherë e mirë: madhësia e poreve nuk zvogëlohet, është gjenetike! Duke përdorur produkte të tilla ju mund thjesht t’i bëni më pak të dukshme dhe kjo ndodh kur poret mbulohen me keratinë, djersë dhe baktere. E thënë shkurt, ju duhet një concealer dhe fondatinë e mirë.

#2 Produktet nga e njëjta linjë

Nuk është e thënë të blini gjithçka nga e njëjta firmë. Mbase fondatina dhe kremi hidratues ju rrinë mirë, por uji tonik jo. Provoni, eksperimentoni dhe kuptoni se ç’kërkon lëkura juaj.

#3 Përdorimi i hershëm i produkteve kundër plakjes

Sigurisht lëkura ka nevojë për përkujdesje që në moshë të re, por duke përdorur produkte kundër rrudhjes rrezikoni irritim të lëkurës. Po kështu, kjo e fundit do të bëhet përtace, do të ndalojë së prodhuari kolagjen.

#4 Produkte kundër strijave

Pavarësisht produkteve që përdorni nuk mundeni dot t’i eleminoni. Mundeni veçse t’i trajtoni për t’i bërë më pak të dukshme dhe çka është më e rëndësishmja të largoni mundësinë për strija të reja. Për këtë ju duhen: produkte kozmetike që përmbajnë tretinoin, kolagjen ose acid hialuronik; aloe vera, scrub në kushte shtëpie me kafe, mjaltë dhe sheqer.

#5 Shmangia e kremit të natës

Teksa flini dhe shplodheni, e njëjta gjë ndodh edhe me lëkurën. Nata mundëson një proces rikuperimi për lëkurën ndaj mos harroni ta vendosni kremin e natës. Pa merak, nuk do t’jua bllokojë poret!

#6 Shmangia e fondatinës

Në fakt, fondatina nuk shkakton plakje të lëkurës. Studimet kanë treguar se gratë që përdorin një krem pudër cilësor duken shumë më të reja. Kjo edhe për faktin se fondatina e mbron lëkurën nga pluhuri, era dhe smogu. Përveç kësaj, në përmbajtje kremi ka vitaminë E, C, antioksidantë dhe vajra shumë të vlefshëm. Sigurisht nuk duhet ta përdorni gjatë gjjithë kohës për ta lënë kështu fytyrën të ajroset. E rëndësishme është ta hiqni fondatinën para fjetjes dhe të investoni në një të tillë, shumë të mirë.