Showbiz dhe TV

Mos vallë Young Zerka sapo konfirmoi se bashkëjeton me Ronela Hajatin?

Shkruar nga Anabel

27 Prill 2019

Mos vallë Young Zerka sapo konfirmoi se bashkëjeton me Ronela Hajatin?

Lidhja e aluduar e Young Zerkës me Ronela Hajatin diskutohet po aq sa u diskutua lidhja e aluduar e Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Këta të fundit e pranuan kur erdhi momenti, po Zerka dhe Ronela, s’guxojnë as ta mohojnë, as ta pranojnë. Prandaj, kudo që ftohen, ngacmohen për njëri-tjetrin.

Mirage intervistoi shkurtimisht Zerkën në prapaskenat e klipit të tij të ri. Në 5 minuta e 23 sekonda video do ta dëgjoni aq shpesh fjalën “projekt” sa s’do të ketë më kuptim në veshët tuaj, por prandaj jemi ne këtu: që t’i zbardhim intervistat për ju.

Zerka tha të tre deklaratat e mëposhtme, të cilat fare mirë mund të shihen si konfirmim i një bashkëjetese mes dy artistëve.

1. “Ronelën e lashë në shtëpi pak se kishte punë me projektet e tjera. Ajo po punon me projektet e saja, unë me të miat.”

2. “Kemi shumë punë në projektet personale, kur të kemi diçka bashkë, një bashkëpunim do t’ju telefonojmë.”

3. “Gjithmonë dalin lajme për Zerkën [dhe Ronelën], si s’doli një lajm për Zerkën që ka bërë një këngë kështu, një këngë ashtu. Le të vazhdoni. [E vërteta] është që të dy bashkë po fokusohemi te projektet e reja, po dalin këngë shumë të bukura.”

Pra, jo vetëm thotë që Ronelën e la në shtëpi, por edhe flet në shumës.