Instagramming

Alketa Vejsiu kërkon ndihmë për Xheisonin! Olti Curri: ‘Produksioni të fusë më pak në xhep’

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2019

Alketa Vejsiu kërkon ndihmë për Xheisonin! Olti Curri:

Alketa Vejsiu vizitoi këtë fundjavë familjen e Xheisonit, vogëlushit të “Në kurthin e Piter Pan”, ku përpos natyrës së mrekullueshme, u njoh më nga afër me disa nga problematikat me të cilat Xheison përballet dita-ditës.

“[...] Por mora një mësim të madh jete; fytyrën e Xheisonit që vetëm fal dashuri, qesh, përqafon prindërit, kujdeset për shokët, modeli i njeriut të mirë që i duhet shoqërisë edhe pse jeton në një shtëpi ku dheu ka rrëshkitur, çimento është çarë, ku tavani mund të bjerë dhe shiu futet brenda litar, dimër e verë.” – shkruan Alketa në Instagram.

Nisur nga gjendja ekonomike e familjes Bafti, Vejsiu duke theksuar se “askush nuk iu ankua”, dëshiron që publiku dhe jo vetëm të kontribuojë sadopak “për t’i sistemuar shtëpinë vogëlushit”. “Në plot vende të botës, kur ka fëmijë me IQ të lartë e të spikatur, ka politika sociale që investojnë që këto mendje të veçanta të rriten dhe të zhvillohen. S’më kërkun asgjë, s’më është ankuar askush, por me dinjitetin e njerëzve punëtorë dhe të thjeshtë më pritën dhe më përcollën me një buzëqeshje!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Përpos ndjekësve që kanë vlerësuar nismën e moderatores, ka pasur edhe nga ata që kanë ironizuar/kritikuar: “Të gjithë ata VIP-a të ftuar deri tani mendoj se kanë aq llogari bankare sa për t’ia bërë një shtëpi modeste këtij djali” ose “Mblidhi nga gjithë punonjësit e lartë të Klanit dhe arrini t’ia bëni shtëpinë Xheisonit”.

Alketa Vejsiu kërkon ndihmë për Xheisonin! Olti Curri:

Olti Curri nga ana tjetër është shprehur përmes një InstaStory se “Xheisoni është pika e fortë dhe e vetme e këtij sezoni të ‘Në kurthin e Piter Pan’.” “Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe do ja shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do të ishte një funeral me sigla hapjeje dhe mbylljeje, asgjë më shumë.”

Alketa Vejsiu kërkon ndihmë për Xheisonin! Olti Curri: