Dy ekspertë italianë do të zhvillojnë një analizë ADN-je mbi një grumbull flokësh që thuhet se i përkasin gjeniut Leonardo da Vinci.
Flokët u gjetën në një koleksion privat në SHBA dhe pritet të shfaqen për publikun (për herë të parë) në muzeun Ideale Leonardo da Vinci, në Vinci (qyteti ku Leonardo lindi) duke nisur që nga 2 maji, datë e cila shënon dhe 500 vjetorin e vdekjes së artistit.
“Gjetëm përtej Atlantikut, një grumbull flokësh historikisht të quajtura “Les Cheveux de Leonardo Da Vinci” dhe kjo do na lejojë të vazhdojmë kërkimet rreth ADN- së së Da Vinci- t.”- u shprehën Alessandro Vezzosi, drejtori i muzeut dhe Agnese Sabati, presidenti i fondacionit “Leonardo da Vinci Heritage”.
Rezultatet do të krahasohen me ato të pasardhësve të tij që jetojnë ende, si dhe me kockat e artistit, të zbuluara vite më parë.
Të tjerë artikuj në lidhje me Da Vinci- n dhe artin e tij:
Zbulohet enigma e buzëqeshjes së Mona Lisa-s
Kryeveprat e Da Vinci- t kanë vetëm një shpjegim: Strabizmi i rrallë!
Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da Vinci- t!
Burimi: The Guardian