Një në tre postime në Instagramin e Keisit është dedikim për Stresin. Natyrisht, gjendet në një situatë të vështirë. Reperi është ende në burg që prej tetorit të shkuar dhe ajo është ende në pritje.
Dedikimi i fundit që na ra në sy ishte ky, pikërisht për sytë e Stresit, që e bënë Keisin të binte menjëherë në dashuri me të.
Dje, ajo postoi tatuazhin që bëri në klavikul për të përkujtuar këtë periudhë të vështirë që po përjetojnë. “This too shall pass” (edhe kjo do të kalojë), shkruan tatuazhi me shkronja të pjerrëta.
Si dhe, vini re varësen me shkronjën “A” që fare mirë mund të simbolizojën “A-në” e Arkimed Lushajt, emrit të vërtetë të Stresit.