Showbiz dhe TV

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2019

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Policia e Luzerner- it ka arrestuar mbrëmë, më 7 maj, reperen e mirënjohur Loredana Zefi. Lajmi është bërë me dijeni ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit nga "20 Minuten", që ndër të tjera ka zbuluar edhe arsyen e shoqërimit të Zefit nga policia.

Thuhet se bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zvicerian rreth të 50- ave me vlerë prej afro një milion frangave.

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Partnerja e reperit Mozzik, Loredana dyshohet të ketë një detyrim prej 700,000 frangash, e ndërsa vëllai i saj, Berati, 200,000 franga të tjera. Paratë pretendohet të jenë marrë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Sipas "20 minuten", vitin e shkuar, çifti i ka dhënë disa para vëllait të artistes dhe më vonë është futur në lojë vetë Loredana.

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Reperja ishte paraqitur me një emër të rremë te çifti duke u thënë se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme. Sipas raportimeve të "20 Minuten", Loredana u shfaq me emrin Anna Landmann si avokate 29- vjeçare dhe e bija e po një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Kështu Petra Z. (gruaja zviceriane) fillimisht ia kishte dhënë Loredanës 12 mijë franga zvicerane në një zarf, e më pas, dalëngadalë deri në 700 mijë franga nën kërcënim dhe presion sistematik.

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

“Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo grua. Na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim udhëzimet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”. është shprehur Petra Z.

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Petra thotë se madje Loredana i kishte kërkuar të merrnin me qira vetura të shtrenjta, ndonëse Loredana Zefi pasi e merrte veturën me qira, nuk e kthente asnjëherë në kohë. Edhe pse reperja e ka mohuar diçka të tillë, radarët kanë mundur ta fotografojnë brenda automjetit.

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Bëhet e ditur po ashtu, se çifti dhe portali "20 Minuten" i kanë shkruar avokatit Valentin Landmann, dhe ai ka deklaruar se Anna Lundmann ishte ish- gruaja e tij, që dikur punonte për të. Ju kujtojmë se Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze, Hanës, e cila erdhi në jetë në fundin e vitit që lamë pas.

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!

Burimi: Prive