Ndërkohë që sot (e premte, 10 maj) Loredana do të japë një konferencë për mediat në praninë e avokatëve, një tjetër padi është ngritur ndaj saj. Bëhet fjalë për avokatin zvicerian Valentin Landmann.
Siç mund ta keni lexuar, Petra.Z (gruaja zviceriane që paditi fillimisht reperen) u shpreh se ajo ishte paraqitur si avokate Anna Landmann, vajza e jashtëligjshme e Valentin-it. I kontaktuar nga “20 minuten”, avokati deklaroi se “Anna Landmann ishte ish- gruaja e tij, që dikur punonte për të” dhe se “nuk ka asnjë fëmijë të jashtëligjshëm”.
Mediat zviceriane raportojnë se Landmann do të ngrejë padi ligjore për Loredanën për keqpërdorim të emrit të tij dhe të ish-bashkëshortes. “Ky është abuzim me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është një gënjeshtër.”
Burimi: Prive.al dhe Blick.ch