
Si thatë? Ju duhet një tapet i kuq në jetë? Po si të doni. Sapo nisi Festivali i 72-të i Filmit në Kanë, i cili njihet për ekstravagancën e tapetit të kuq. Kjo deklaratë nuk vlen për Bill Murray që veshi një këmishë portokalli me mëngë të shkurtra dhe atlete.
Po ç’rëndësi ka kjo, kur pati kaq shumë pelerina në tapet. Një e veshi Elle Fanning, një aktorja Gong Li, një Nadine Leopold e plot të tjera. Pati dy këtë të majta që kërkuan medoemos vëmendjen, njëra e Eva Longoria-s dhe njëra e Alessandra Ambrosio-s.
Këtë festival do të shfaqen filma që mezi po priten nga publiku, përfshirë “Once Upon a Time ... in Hollywood,” i cili flet për vrasjen e Sharon Tate dhe filmi me zombi, ‘The Dead Don’t Die” me protagonistë Selena Gomez, Adam Driver, Tilda Swinton etj.


















