Kinema & TV

Një ngjarje që tronditi botën: Ja për çfarë flet filmi ku luan DiCaprio dhe Brad Pitt

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2019

Një ngjarje që tronditi botën: Ja për çfarë flet

Me shumë mundësi keni parë pafund foto të Leonardo DiCaprio-s dhe Brad Pitt dhe nëse po pyesni veten se çfarë do të trajtojë filmi më i ri i regjisorit të famshëm Quentin Tarantino, jeni në vendin e duhur për të lexuar gjithë informacionet e nevojshme për “Once Upon a Time in Hollywood”.

Një ngjarje që tronditi botën: Ja për çfarë flet
Margot Robbie, Quentin Tarantino, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.

Për çfarë flet filmi?

“Once Upon a Time in Hollywood” (Njëherë e një kohë në Hollywood) i vendos ngjarjet në Los Angeles-in e vitit 1969, ku gjithçka është në ndryshim. Ylli i ri televiziv Rick Dalton (Leonardo DiCaprio) dhe producenti i tij prej kohësh Cliff Booth (Brad Pitt) përballen me një industri të cilën zor se e njohin më.

Në fakt kjo është vetëm një pjesë e historisë, pasi në një linjë tjetër do të trajtohet edhe historia e aktores Hollywood-iane Sharon Tate, gruaja e regjisorit të njohur Roman Polanski. Roli i Tate-s luhet nga Margot Robbie.

Një ngjarje që tronditi botën: Ja për çfarë flet
Margot Robbie - Sharon Tate

Po Sharon Tate pse?

Përmes saj trajtohet një anë e errët e Hollywood-t të fundviteve ’60 që lidhet me vrasjen e Sharon dhe jo vetëm. Kjo linjë i referohet historisë së vrasjeve të famëkeqit Charles Manson, lideri i “Family Manson”, një grup kriminal i viteve ’60 në Los Angeles. Charles besonte se ishte Jezusi dhe nxiste vazhdimisht një luftë racash. Ai u bë akoma më i famshëm pas vrasjes së Sharon Tate-s, një ngjarje që tronditi epokën e artë të Hollywood-it.

Një ngjarje që tronditi botën: Ja për çfarë flet
Charles Manson

Rick dhe Cliff janë personazhe imagjinare, fqinjët e Sharon në film.

Aktorë të tjerë që janë pjesë e filmit: Al Pacino, Bruce Dern, Damian Lewis, Dakota Fanning, Lena Dunham, Rumer Willis etj.

Premiera?

OUATIH pati premierën në Festivalin e Filmit në Kanë dhe do të jepet në kinema më 26 korrik.

Për informacion shtesë: Njihuni me Charles Manson, vrasësin më famëkeq në botë!

1. Charles Manson-i u lind nga 16-vjeçarja Kathleen Maddox dhe fillimisht u quajt “Pa Emër Maddox”. Nëna e tij ishte e alkoolizuar dhe thuhet se një herë e shiti të birin për një gotë birrë. Manson mendohet të mos e ketë njohur kurrë babanë e tij biologjik.

2. Manson-it iu caktua disa herë të qëndronte në mjedise riedukumi, por arriti të arratisej. Në moshën 13-vjeçare, në një ndër arratisjet e radhës, ia doli të vidhte një makinë, ndërkohë që kohë më parë kishte bërë akte të tilla në dyqane të shumta.

3. Vrasësi famëkeq qëndroi 47 vite në burg për vrasjen e tetë personave.

4. Që prej 1970-s, ai kishte një “x” në ball të cilën fillimisht e quajti si një kryqëzim nga shoqeria dhe më pas thjesht si swastika.

5. Ishte babai i tre fëmijëve si dhe u martua me dy gra.

6. Charles Manson-i krijoi kultin e tij dhe shihej si Zoti për të gjithë ata që u bashkuan me të.

7. Anëtarët e familjes vrisnin në emër të të madhit Charles Manson, një pjesë e mirë e të cilëve ishin vajza.

8. Ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, më 19 nëntor të 2017-s.