
Në Festivalin e Filmit në Kanë për vitin 2019 çmimi më i rëndësishëm Palme d’Or shkoi për filmin thriller-komedi “Parasite” të regjisorit nga Koreja e Jugut, Bong Joon-ho.

Po kështu regjisorja franceze me origjinë nga Senegali, Mati Diop, u bë e para regjisore me ngjyrë që fiton një çmim në historinë 72 vjeçare të Festivalit të Kanës.

Aktori më i mirë u shpall Antonio Banderas për rolin e tij në “Pain and Glory”

ndërsa aktorja më e mirë Emily Beecham në filmin “Little Joe”.

“Unce Upon a Time in Hollywood” e regjisorit Quentin Tarantino u largua duarbosh.
Listën e plotë të fituesve e gjeni në vijim:
Palme d’Or: “Parasite,” Bong Joon-ho
Grand Prix: “Atlantics,” Mati Diop
Regjisori më i mirë: Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, “Young Ahmed”
Aktori më i mirë: Antonio Banderas, “Pain and Glory”
Aktorja më e mirë: Emily Beecham, “Little Joe”
Çmimi i jurisë: “Les Misérables,” Ladj Ly; “Bacurau,” Kleber Mendonça Filho
Skenari më i mirë: Céline Sciamma, “Portrait of a Lady on Fire”
Special Mention: Elia Suleiman, “It Must Be Heaven”