Në mars të këtij viti, u tha se moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari, tekstshkruesi dhe kompozitori shqiptar Vlashent Sata janë në një lidhje nisur nga fotot e shkrepura në vende të njëjta. Dyshimet u ngritën veçanërisht për shkak të postimeve të dyshes në Instagram, ku të dy ndodheshin me pushime bashkë në Stamboll. “Shumë shpejt do të vijë një projekt mes meje dhe Vlashentit që do të qartësojë shumë gjëra,” u shpreh asokohe Dojna.
Projekti lidhet me videoklipin e këngës “Copëzat” ku moderatorja shfaqet shumicën e kohës thuajse pa grim. Klipi është minimalist dhe shkon në të njëjtën linjë me tekstin e ndjerë.
“[...] Sa herë t'shikoj n'sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë
e plotë, e vogla ime, e plotë je e madhe sa nje Botë,
e mos dysho në vete mos dysho kot,
se copëzat e tua t'kanë ba ça je ti
se copëzat e tua t'kanë ba kush je ti, sot
Ecën tuj kcy je krejt si fmi
ban gjithë njerzit n'rrugë kokën m'e kthy
t'tanë don me i gzu kjo t'lumturon
dhe nqs brenda teje asgjë nuk shkon, e je trishtu
gjen ti dritën, trishtimin me e shu, me ndriçu, ti [...]"
Në mars, e kontaktuar nga Class në lidhje me romancën me këngëtarin, Dojna u përgjigj me "po, kam dëgjuar edhe unë pak vërdallë" duke mos komentuar thashethemet.