Celebrity

Jim Belushi kujton kohën kur vizitoi Shqipërinë: ‘I dua rrënjët e mia’

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2019

Jim Belushi kujton kohën kur vizitoi Shqipërinë: ‘I dua

Disa orë më parë, përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, aktori i njohur me origjinë shqiptare Jim Belushi kujtoi kohën kur vizitoi Shqipërinë. “Të rritesha në Chicago si bir i një emigranti nga Shqipëria, e bën interesante kur kthehem pas në kohë dhe kuptoj sa ka ndikuar te unë,” shkroi ai.

“Në vitin 2007, isha mjaftueshëm me fat për të qenë i ftuari special i Kishës Ortodokse Shqiptare,” shton më pas. “I dua rrënjët e mia -  siç mund ta shihni, festimet u bënë më të bukura me kalimin e orëve atë natë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jim Belushi (@jim_belushi) on

Jim Belushi u lind në Chicago nga dy prindër emigrantë nga Korça. Fillimisht u bë i njohur si vëllai i aktorit të Saturday Night Live, John Belushi, ndërsa më pas arriti të ndërtonte një karrierë të vetën. Projektet e tij më të famshme janë sitcom-i “According to Jim” (2001-2009), SNL (1983-1985), Wild Palms (1993), Show Me a Hero (2015) dhe Twin Peaks (2017).