TV Mania

Këtë herë, Festivali i Këngës në RTSH do t’i besohet dyshes së famshme!

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2019

Këtë herë, Festivali i Këngës në RTSH do t’i

Festivali i 58 i Këngës në RTSH, i cili do të organizohet si zakonisht në dhjetor, pritet t’u besohet dyshes së famshme: Vera Grabocka – Alketa Vejsiu. Burime për Panorama Plus shprehen se Grabocka dhe Vejsiu kanë nënshkruar një kontratë me Radio-Televizionin Publik Shqiptar për të realizuar Festivalin e Këngës me Verën si regjisore, ndërsa Alketën si moderatore.

Këtë herë, Festivali i Këngës në RTSH do t’i

Burime për Anabel.al konfirmojnë gjithashtu se ato kanë marrë përsipër Drejtimin Artistik dhe pritet të jetë një festival ndryshe, me një frymë të re – një reformë artistike në shumë drejtime.

Vera Grabocka drejtoi Festivalin e Këngës në rolin e regjisores në vitet 1985-1989, 1991 dhe 1994 në po të njëjtin ekran ku solli një frymë të re në televizionin shqiptar. Për momentin, dyshja që prodhon sukses, po merret me organizimin e sezonit të gjashtë të “Dance with Me”.