Showbiz dhe TV

Filmi i Bes Kallakut: Aktori i humorit zbulon detaje të reja

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2019

Filmi i Bes Kallakut: Aktori i humorit zbulon detaje të reja

Më 11 qershor, aktori i humorit Bes Kallaku lajmëroi ndjekësit e tij se prej dy vitesh e gjysmë po punon për një projekt kinematografik.

“Së shpejti. Një projekt që ka mbi 2 vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco  Zoti ju rujt ër ejjjj.” shkroi Kallaku.

Së fundmi,në një intervistë për “Mirage”, Besi ka treguar se bëhet fjalë për një film të zhanrit komedi, ku regjia, skenari dhe personazhi kryesor mbajnë vulën e tij.

"Do jetë një histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë, por i premtoj publikut që do jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale.”

Do të ketë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Italia e ndërsa Besi do luajë rolin e skifterit të famshëm.

Filmi i Bes Kallakut: Aktori i humorit zbulon detaje të reja

Xhirimet pritet të nisin muajin korrik e ndërsa filmi do të transmetohet vitin e ardhshëm.