Siç mund ta keni lexuar, së shpejti pritet që Nicki Minaj dhe partneri i saj Kenneth Petty të martohen. Mirëpo kush është Petty?
40-vjeçari u bë i njohur pasi u lidh me reperen amerikane. Thuhet se ai ka lënë përgjysmë gjimnazin dhe nuk ka asnjë detaj online në lidhje me edukimin e tij.
Kenneth është akuzuar për përdhunim të mbetur në tentativë. Ngjarja daton në kohën kur ai ishte 15 vjeç, saktësisht në vitin 1995. Asokohe, Kenneth tentoi të përdhunonte një moshatare të tij duke përdorur një objekt të mprehtë si kërcënim për viktimën.
"Ai ishte 15-vjeç atë kohë, ajo 16-të...në një lidhje. Boll internet, ju s'mund ta shkatërroni jetën time,” është shprehur më parë Nicki. Reagimi erdhi më shumë nga komentet njerëzit i janë kundërvënë lidhjes së tyre, duke mos pranuar që reperja të ketë në krah një ish-përdhunues.
Po kështu, diku në vitet 2000, ai u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe qëndroi shtatë vite burg.
Burime pranë dyshes kanë bërë me dije se çifti kanë qenë bashkë që nga koha kur ishin fare të rinj dhe ky rikthim i tij e ka bërë Nicki-n më të lumtur se kurrë.