Celebrity

Gjatë skandalit të tradhtisë, Khloe ‘villte gjak’ dhe ishte ‘e verbër në njërin sy'

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2019

Gjatë skandalit të tradhtisë, Khloe ‘villte gjak’ dhe

Ditët para se të bëhej publik skandali i tradhtisë së Tristan Thompson dhe Jordyn Woods, Khloe Kardashian po përballej me një sërë problemesh shëndetsore. Gjatë pjesës së parë të finales së "Keeping Up with the Kardashians", Khloe zbulon se prej muajsh vuante nga dhimbje koke misterioze dhe i përzihej vazhdimisht.

“Vuaj nga migrena, por asokohe dhimbjet e kokës ishin përkeqësuar dhe shtuar. Nuk e di nëse dhimbjet e kokës dhe të përzierat shkaktoheshin nga e njëjta gjë. Nuk jam e sigurtë,” shpjegoi Khloe. “Ndonjëherë ndihem shumë mirë dhe të nesërmen më shqetëson gjëja më e vogël, shokohem tërësisht.”

Intensiteti i simptomave e shtyu 34-vjeçaren të bëjë një test shtatzënie. Ajo s’ishte e sigurt nëse ishte momenti i duhur që ajo dhe Tristan të bëheshin prindër sërish dhe prandaj u ndje e çliruar kur pa rezultatin negativ.

“Nuk e di si do ta kisha përballuar nëse testi do të kishte dalë pozitiv në atë moment,” pranon Khloe.

Sidoqoftë, simptomat e saj s’kishin ende një shkak. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua deri në atë pikë sa anulloi një fluturim drejt Cleveland që të bënte një skaner në Los Angeles. “Ndihesha e enjtur /8në gjithë kokën sepse më dhimbte kaq shumë dhe për kaq gjatë, ishte e tmerrshme,” tha ajo. “Nesër supozohet të shkoj në Cleveland të vizitoj Tristan, por nuk mundem në këtë gjendje që jam. Vjell gjak. Jam verbuar nga syri i majtë.”

Skaneri nuk nxorri asnjë problem në trurin e saj, por Khloe sërish mbeti pa diagnozë. Dhe më pas, ajo u has me një tjetër problem madhor, një skandal tradhtie tejet publik.