Sot, në ditëlindjen e Khloe Kardashian, Tristan Thompson theu heshtjen për herë të parë që pas skandalit të tradhtisë. Përmes një postimi në Instagram, ai e uroi publikisht ish-partneren.
“Gëzuar ditëlindjen Khloe. Ti je gruaja më e bukur fizikisht dhe shpirtërisht qe kam takuar ndonjëherë,” shkruan ai. “Të falenderoj që je një nënë e mrekullueshme për princeshën tonë, True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ti që kujdeset. Nuk të uroj asgjë më shumë se sukses dhe bekime në rrugën tënde. Shijoje ditën tënde, Koko.”
Kjo është hera e parë që Tristan flet për Khloe-n që pas skandalit të dytë të tradhtisë, atë me shoqen e ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods. Që prej asaj kohe, dyshja është përpjekur të ruajë raporte korrekte për të mirën e vajzës së tyre, True, ndonëse Khloe e ka pranuar më parë që situata është e vështirë.