Celebrity

Hakmarrja e Khloe-s ndaj tradhtisë s'mund të ishte më e zgjuar se kaq

Shkruar nga Anabel

28 Qershor 2019

Hakmarrja e Khloe-s ndaj tradhtisë s'mund të ishte më e

Çmimin e skandalit të shekullit për tradhti e merr padyshim “çifti” Tristan-Jordyn dhe nëse deri tani na është dukur se kemi dëgjuar mjaftueshëm, familja Kardashian duket se na i ka kursyer detajet.

Gjithsesi, në episodin e radhës së “Keeping Up With The Kardashian”, Khloe duket e qetë dhe aspak e inatosur me ish-partnerin e saj. Si hakmerret ajo?! Në mënyrën më fisnike dhe çliruese të mundshme! Duke i uruar të bëhen njerëz më të mirë. Madje, i këshillon të mësojnë nga gabimet e tyre, që në të ardhmen të mos jenë kaq të palumtur.

Hakmarrja e Khloe-s ndaj tradhtisë s'mund të ishte më e

“Aq sa e di sa shumë këta njerëz më kanë lënduar, aq edhe di se e gjithë kjo mund t’i bëjë njerëz më të mirë...Ma shpif që e gjithë kjo duhet të jetë kaq publike. Askush s’e kupton që unë s’jam thjesht një show televiziv. Kjo është jeta ime dhemë thyhet zemra që më ka ndodhur kaq shpesh.”- dëgjohet të thotë Khloe mes lotësh.

Në fakt që nga kjo video kanë kaluar muaj dhe pjesa më e keqe iku. Tani, duket se i penduari i historisë është Tristan. Dje, në ditëlindjen e saj, ish-partneri e uroi sikur asgjë nga ç’thamë më lart të kishte ndodhur.