Showbiz dhe TV

Pas thashethemeve se është e lidhur me DJ e famshëm, flet Dafina

Shkruar nga Anabel

8 Korrik 2019

Pas thashethemeve se është e lidhur me DJ e famshëm, flet Dafina

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, bashkëpunëtori i saj prej kohësh, përfliten se po përjetojnë një lidhje romantike. Fjalët e para u hodhën në fund të qershorit, prej IconStyle dhe u përforcuan kur Anabel nxorri në pah se Dafina dhe mikesha e saj Argjira Spanca – njëherazi ish e dashura e DJ Geek – nuk ruajnë më të njëjtin raport të ngushtë.

Pas thashethemeve se është e lidhur me DJ e famshëm, flet Dafina
DJ Geek

Dafina vendosi të sqarojë thashethemet përmes një deklarate për Revistën Class. Shkurtimisht, ajo është single dhe më e lumtur se kurrë.

“Jo, nuk jam e lidhur me DJ Geek. Kanë qarkulluar lajme, po ashtu, se kam qenë e lidur me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuaj 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar. U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, s’kam qenë më e lumtur,” tha Dafina për Class.