Showbiz dhe TV

Jonida Vokshi flet për dasmën jashtë zakoneve dhe fëmijët që ka në plan

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2019

Jonida Vokshi flet për dasmën jashtë zakoneve dhe

Në shtator, Jonida Vokshi, nga Tirana, do të martohet me Besnik Krapin, nga Prizreni. Nëse jeni kureshtarë mbi traditat e dasmës ose dasmave, s’jeni të vetmit. Çifti do të bëjë vetëm një dasmë dhe siç tregon Jonida për Prive, do të jetë jashtë zakoneve.

“Unë nuk kam fantazuar ndonjëherë për ceremoni, dasmën, traditën. E gjithë kjo rrodhi shumë natyrshëm. Dhe kështu dua që të shkojë e gjithë gjëja. Nuk dua asgjë të paramenduar, të ëndërruar. Dua që gjithçka të shkojë thjesht dhe bukur. Për sa kohë dasma është e përbashkët, edhe zakonet do të jenë të përbashkëta. Por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve,” tregon ajo.

Ajo dhe Besniku duan të bëjnë fëmijë, por se sa, e ka në dorë Zoti.

“Unë i dua shumë fëmijët. Sa më shumë aq më mirë. Nuk kam një numër. Ne në Tiranë themi ‘sa të ketë shkruajtur Zoti,’” shton Jonida.

Për sa i përket qytetit ku do të jetojnë, meqë Jonida jeton në Tiranë dhe Besniku në Prishtinë, gjithçka varet nga projekti me të cilin do të punojnë. Nëse nevojitet të jenë në Tiranë, do të jetojnë në Tiranë dhe nëse nevojitet të jenë në Prishtinë, do të jetojnë atje.