Fashion News

Pas 23 vitesh, anullohet sfilata më e famshme në botë

Shkruar nga Anabel

30 Korrik 2019

Pas 23 vitesh, anullohet sfilata më e famshme në botë

Shanina Shaik, prej vitesh modele për Victoria’s Secret, zbuloi ç’do të ndodhë me sfilatën e këtij viti të markës së të brendshmeve. Shaik i tha The Daily Telegraph se Victoria’s Secret ka anulluar shfaqjen e vitit 2019.

“Për fat të keq, këtë vit nuk do të mbahet sfilata e Victoria’s Secret,” tha ajo. “Çdo vit në këtë periudhë stërvitem fort dhe më duket e çuditshme që s’po ndodh kështu. Por, jam e bindur që diçka do të ndodhë në të ardhmen. Po punojnë me brandimin dhe po gjejnë mënyra të reja për të realizuar sfilatën sepse është eventi më fantastik në botë.”

Shaik ka sfiluar për Victoria’s Secret në vitin 2011, 2012,2014, 2015 dhe 2018.

Nga viti në vit, sfilata e Victoria’s Secret po shihet gjithnjë e nga më pak njerëz. Ajo e nëntorit të vjetshëm u pa nga vetëm 3.27 milionë teleshikues, shifër kjo në rënie në krahasim me cilindo nga 23 vitet në transmetim. Si pasojë, kompania po rimendon shfaqjen e sfilatës – nëse do të ketë një të tillë – në televizion.

Sipas një emaili të CEO Les Wexner, “moda ndryshon vazhdmisht. Duhet të evoluojmë dhe të rritemi. Me këto dy fjali në mendje, kemi vendosur të rimendojmë sfilatën tradicionale të Victoria’s Secret. Nuk besojmë se në të ardhmen televizioni do të jetë vendi i duhur për t’u shfaqur. Në 2019-n dhe në vijim, do të fokusohemi në zhvillimin e një shfaqjeje emocionuese dhe dinamike, një lloj të ri eventi – që do të transmetohet aty ku janë njerëzit... në këtë mënyrë do të shkelim mbi kufijtë e modës në botën e re dixhitale.”