Në të njëjtën kohë që “Eiskalt” u publikua në YouTube, Ardian Bujupi publikoi bashkëpunimin e tij me Elvana Gjatën. Quhet “Meine Liebe” dhe është një tjetër shenjë që duhet t'i futemi gjermanishtes.
Në fabulën e këngës, me aq sa kuptojmë sepse s’dimë ende gjermanisht, Ardiani dhe Elvana po përjetojnë një romancë të fshehtë, që sipas tyre është gabim.
Ardiani e kalon tre minutëshin e videos duke bredhur me makinë, ndërsa Elvana pikturon në studion e saj.
Këngëtarja, me grim au naturel, ndoqi këshillën e grave pariziene e veshi reçipeta të zeza nën një këmishë të barëdhë, si dy nota në pentagram. Me flokët e mbledhur rrëmujshëm, pikturon ekskluzivisht me të kuqe një grua të ulur.
Ata nuk takohen kurrë. Pra, i kanë dhënë fund lidhjes së fshehtë.